Megjashi: Afër 2 mijë fëmijë për çdo ditë në rrugë sigurojnë kafshatën e bukës
Megjashi: Afër 2 mijë fëmijë për çdo ditë në rrugë sigurojnë kafshatën e bukës TV21 Official Sep 29, 2015 Qoftë koha me diell apo shi ata janë të detyruar që të enden nga njëri cep i rrugës te tjetri. Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi vlerëson se janë afër 2 mijë fëmijë të tillë, të cilët për çdo ditë janë në rrugë duke u munduar ta sigurojnë kafshatën e bukës për familjet e tyre. Përderisa disa fëmijë janë të ulur në bankat shkollore, të strukur në ambiente të ngrohta dhe sigurta, ka të tillë që janë të detyruar të kalojnë kohën duke lypur. Disa janë të detyruar që lojërat me bashkëmoshatarët ti zëvendësojnë me shitje të çokollatave dhe faculetave nëpër rrugët e qytetit. Në Çarshi të Vjetër, kamera e televizionit tonë xhiroi se si një nënë urdhëronte fëmijën e saj të punojë Punëtori i një lokali në Çarshi tregon se shumë fëmijë enden brenda kafeterisë, duke provuar që të shesin gjësende. Madje sipas tij, fëmijët mund të shihen si natën dhe ditën, e që kjo paraqet problem për mysafirët e
|
|