Megjashi Gjendje alarmante me dhunën në familje dhe abuzimet seksuale
Numri i shkeljeve të të drejtave të fëmijëve është shumë i lartë. Sipas raportit të ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi në periudhën 20162017 janë regjistruar 124 raste të viktimave potenciale për të cilët është kërkuar ndihmë ose informacione. Numri më i madh i fëmijëve viktima të mundshme përfshin moshën prej 6 deri 14 vjet, ku janë paraqitur 66 raste. Për fat të keq çdo vit rastet përsëriten për shkak të divorcit dhe dhunës familjare. Edhe këtë vit kemi denoncime për fëmijë të cilët janë viktima të abuzimit seksual. Duhet tu mundësohet vend i sigurt ku do të mund të bisedojnë për problemet e tyre, sepse kjo është e drejta e tyre deklaroi Jana Zengovska, Megjashi. Ambasada e fëmijëve Megjashi vlerëson se në Kuvend, gjatë këtij viti, nuk janë përfshirë në masë të mjaftueshme iniciativat që kanë të bëjnë me fëmijët. Deputetët duhet tu kushtojnë më shumë rëndësi në të ardhmen të drejtës së arsimit kualitativ, para së gjithash fëmijët të jenë të kyçur në arsimin e obliguar fillor dhe të mes
|
|